Miriam Cani feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

  • 30 May 2020 - 12:50
Miriam Cani feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja Miriam Cani feston sot ditëlindjen e saj.

Megjithëse nuk ka ndarë asnjë postim me ndjekësit për t’i rikujtuar ditën e saj speciale, ka qenë Arilena Ara ajo që e ka uruar e para publikisht këngëtaren.

Vajzat ruajnë një miqësi të fortë prej disa vitesh dhe Arilena i shkroi Miriamit fjalët më të ëmbla krahas fotove të publikuara me të.

Miriami ka lindur më 30 maj të vitit 1985 dhe e besoni dot që sot ka mbushur 35 vjeç?

Me freskinë e saj, këngëtarja duket ende si në të 20-tat dhe me siguri ata që nuk e kanë ditur moshën, s’e kanë marrë me mend që Miriami mbush 35.

Këngëtarja dhe partneri i saj, Alban Skënderaj, janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duam.

Meqë ra fjala, jemi të gjithë sy e veshë për urimin romantik të Albanit në ditëlindjen e bashkëshortit.

Image

(Kosova Sot Online)