“Katunarja e zemrës”, Ajka e Besit vërtetoi edhe njëherë se dardha bie nën dardhë!

  • 30 May 2020 - 15:54
“Katunarja e zemrës”, Ajka e Besit vërtetoi edhe njëherë se dardha bie nën dardhë!

Vogëlushja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur të showbiz-it shqiptar.

Në llogaritë e Besit dhe Xhensilës në Instagram nuk mungojnë videot e ëmbla me Ajkën, e cila sot ka vërtetuar edhe njëherë se dardha bie nën dardhë.

Besi njihet prej vitesh me nofkën si “katunari” dhe e ka treguar gjithmonë dashurinë e tij të madhe për fshatin.

Madje, këtë dashuri për fshatin dhe jetën ‘bio’ duket se ia ka transmetuar edhe të voglës së tij.

Në një video në Instagram, Besi shfaqet duke mbledhur patate në fshat, ndërsa pranë tij nuk mungon Ajka, e cila ndihmon të atin të nxjerrë patatet nga dheu.

“Katunarja zemres!!! ”- shkruan aktori në videon që ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Duket se Ajka është vajza e babit dhe kjo nuk është hera e parë që e shohim të ndjekë “zakonet” e të atit.

Më herët, vogëlushja përfshihej në punët në kopshtin e shtëpisë dhe na i shkriu zemrat teksa “punonte” me duart e saj të vogla.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Katunarja zemres!!! ë. @xhensilamyrtezaj

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

(Kosova Sot Online)