Ku po shkon Jennifer Lopez!

  • 02 June 2020 - 07:00
Ku po shkon Jennifer Lopez!

Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, është parë duke u larguar me një aeroplan privat së bashku me familjen e saj.

Daily Mail ka siguruar fotografi teksa ata po bëheshin gati që të largoheshin nga Miami, vendi në të cilin jetojnë.

50-vjeçarja shihej duke ngjitur shkallëve të aeroplanit, teksa mori vëmendje me një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse.

Ylli i “Hustler” ka vendosur që flokët e saj t’i lë të lira mbi supe, derisa mbante një palë çizme ngjyrë krem.

Jennifer së fundmi kishte njoftuar fansat e saj se ka anuluar dasmën për shkak të pandemisë coronavirus, gjë për të cilën u mërzit shumë.

Në këtë kohë, ajo së bashku me të fejuarin dhe fëmijët kanë qenë të izoluar, teksa përmes rrjete sociale ka ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Image

(Kosova Sot Online)