Këngëtarja e njohur turke bën deklaratën e papritur: Të jesh shqiptar është privilegj

  • 01 June 2020 - 19:43
Këngëtarja e njohur turke bën deklaratën e papritur: Të jesh shqiptar është privilegj

Simge Sagin është një nga këngëtaret më të njohura në Turqi. Ajo e filloi karrierën në vitin 2010 dhe publikoi këngë që tani janë hite. Por diçka që nuk e dinit për Simgen është fakti se ajo është me origjinë shqiptare. Nëna e këngëtares është nga Shqipëria ndërsa babai është turk.

Simge së fundmi tregoi në një postim në Instagram Story se nëna e saj kishte gatuar byrekun e famshëm shqiptar. Ajo publikoi një foto nga gatimi i të ëmës dhe u shpreh se është privilegj të jesh shqiptar. “Të jesh shqiptar është privilegj. I lumshin duart nënës sime”-shkruajti këngëtarja. Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave shqiptar të këngëtares.

(Kosova Sot Online)