Kim dhe Kanye ia mbledhin 'betë' rojës i cili po ju kërkon...

  • 02 June 2020 - 07:40
Kim dhe Kanye ia mbledhin 'betë' rojës i cili po ju kërkon...

Një nga çiftet më të njohura në botë, Kim Kardashian dhe Kanye West, së fundmi e kanë kërcënuar me padi ish truprojën e tyre, që të mos flas më rreth tyre, pasi këtë gjë ai e kishte bërë edhe më parë duke treguar rreth jetës private të tyre.

Nga kjo padi eventuale, ish truproja mund të përballet me një gjyq i cili mund të favorizoj çiftin e famshëm duke e dëmshpërblyer me miliona euro.



Ish truproja para disa jave kishte bërë disa deklarata të cilat çifti i konsiderojnë si “false dhe shpifëse”, duke e shkelur gjithashtu marveshjen e tyre të konfidencialitetit.

Sipas asaj që bëhet e ditur, Kim dhe Kanye pretendojnë se Steve nënshkroi këtë marveshje në shkurt 2016 dhe kjo i ndalon atij të jap ndonjë informacion personal apo të bizneseve të tyre. 

Image


(Kosova Sot Online)