Një vajzë lëndohet rëndë gjatë protestave, Kim Kardashian bën gjestin fisnik

  • 02 June 2020 - 10:24
Një vajzë lëndohet rëndë gjatë protestave, Kim Kardashian bën gjestin fisnik

Në SHBA kanë shpërthyer protesta të dhunshme për vdekjen e 46-vjeçarit George Floyd. Shumë protestues janë lënduar, ndërsa një foto e shpërndarë në Twitter tregon një vajzë të re me një plagë në ballë dhe syrin e saj të majtë të mavijosur dhe të enjtur.

Kjo vajzë, e quajtur Shannyn, ishte qëlluar në fytyrë teksa po qëndronte në rrugë duke filmuar gjatë një proteste. Kim Kardashian është tronditur nga këto pamje dhe është ofruar ta ndihmojë vajzën.

 “Kjo është zemërthyese dhe shqetësuese. A di dikush nga ju se si mund të kontaktoj me të? Do të dëshiroja ta ndihmoja atë në kujdesin e saj mjekësor nëse ajo ka nevojë”, shkruan Kim duke treguar se është e gatshme t’i paguajë faturën e spitalit. Në SHBA kanë shpërther protesta të shumta, pasi një polic teksa arrestonte George Floyd i vendosi këmbën në fyt për 8 minuta, duke e lënë atë të pajetë.

Image

(Kosova Sot Online)