Gjithmonë stil në veshje, por kaq tradicionale se kishim parë kurrë Elita Rudin

  • 03 June 2020 - 11:11
Gjithmonë stil në veshje, por kaq tradicionale se kishim parë kurrë Elita Rudin

Moderatorja e njohur dhe njëherazi bashkëshortja e Gjikos, Elita Rudi ka ndarë së fundmi me ndjekësit në ‘Instagram’ disa foto ku shfaqet e veshur me kostumet tradicionale të vendit tonë.

“I dua rrobat tona tradicionale”, ka shkruar Rudi krah postimit ku shfaqet e kuruar deri në detaje me veshjet e ndryshme të kulturës shqiptare.

Ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh pozitive në llogarinë e Elitës, jo vetëm duke e komplimentuar, por dhe duke e mbështetur në këtë nismë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se edhe personazhe të tjerë të njohur si Ariana Fejzullahu kanë publikuar foto me kostumet tradicionale shqiptare, duke mbështetur kulturën vendase.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I love our traditional clothes @shtepiamodesarjeta ♥ë @norikuka ë

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

(Kosova Sot Online)