“Është rrahur një m**…”- Stresi përfundon sërish në komisariat, akuzohet se ka dhunuar një këngëtar, shpërthen në fyerje pas lirimit

  • 03 June 2020 - 11:15
“Është rrahur një m**…”- Stresi përfundon sërish në komisariat, akuzohet se ka dhunuar një këngëtar, shpërthen në fyerje pas lirimit

Reperi i njohur Stresi ka përfunduar sërish në komisariat. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim për dhunë nga reperi Matolale. Sipas akuzave Stresi e ka dhunuar para tre ditësh reperin e ri, së bashku me një shokun e tij.

Por sipas Arkimed Lushes, këto janë denoncime fantazmë, ndërsa shpërtheu në fyerje ndaj Matolales duke thënë se nuk e njeh fare.
Stresi tregoi se pasi u mor në pyetje është lënë i lirë së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij.

“Sa dola nga komisariati. Po presim çunat e tjerë. Na erdhën na morën dhe na verifikuan siç i ka shteti rregullat. Paskan bërë denoncime për ne, me bë denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati por e kanë fajin njerëzit. Nuk ka faj shteti.

Është rrahur një m*rq*r, një reper Matolale para dy netësh, e kanë rrah me një shokun e vet dhe tani vijnë tek shtëpia dhe më kapin mua. I rreh mileti dhe më kapin mua. Imagjinoni çfarë ndodh. I paskan rrahur para dy netësh. Nuk i njoh fare, 12 vjet nuk i kam dëgjuar. I kanë rrahur dhe I kanë bërë m*t dhe vinë tek lagjia e Arkimedit. Se rrihen varik**t rrugëve duhet të vijnë tek shtëpia ime të më çojnë në komisariat, të më denoncojnë kot dhe të më nxjerrin.

Jo nuk ke qenë ti por “bad boys”, “bad boys” janë e gjithë Shqipëria. Nuk jemi vetëm ne. Më denoncojnë mua kot. Q*a motrën me çfarë kategorie më kanë ngatërruar mua, duhet të lë muzikën. Turp i Zotit. Rrihen kot rrugëve dhe thonë banda e Stresit, ne jemi bandë shokësh, jo bandë e rrezikshme.
Shumë mirë komisariti nr.4 na mori për sqarim, erdhëm. I kanë rrahur thonë, njëri qenka në spital, tjetrin nuk e kanë rrahur siç duhet. Nuk marr përgjegjësi për gjithë Shqipërinë. Është në shprehje: “Ai që të rreh, të don”,”– u shpreh Stresi në një video të publikuar.

Ndërsa në një postim tjetër në Instagram shkroi: “O k*ë rri mirë se kam fakte duke sharë shokët e tu vari k*s/ prishesh 6 muaj, i shanë dhe tani iu thua shokë. Pfff s’di çfarë merrem me ju por s’ka problem, të kanë rrahur minorenat bad boys. Të kishim ardhur ne të kishim q në b***ë.”

Stresi u arrestua gjithashtu pak ditë më parë pasi mori pjesë në protestën e artistëve për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Reperi pas procedimit penal reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkroi se nuk durohet jeta pa liri.

Ai publikoi një foto me babain e tij duke mbajtur dy gishtat lart, që personifikojnë demokracinë.

“Daja, babi  #freedom#sdurohet#jeta#Pa#Liri#ë Na Njeh Me Gishta I Ngusht O Rrethi s’em ka lodh jeta ca mka lodh shteti ë,”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.

Image

(Kosova Sot Online)