Shkuan nuse në Kosovë/ Këto janë 5 Vajzat VIP që u dashuruan dhe martuan me çunat e Kosovës

  • 03 June 2020 - 11:20
Shkuan nuse në Kosovë/ Këto janë 5 Vajzat VIP që u dashuruan dhe martuan me çunat e Kosovës

Disa prej vajzave të njohura të ekranit shqiptar, shpirtin e tyre binjak e gjetën tek djemtë e Kosovës.

Ledina Çelo:

Prej 8 vitesh ajo është zonja e Naim Kabashit, kampionit të kick-box-it, i cili është me origjinë nga Kosova. Kabashi dhe Çelo kanë një lidhje të gjatë dashurie por vendosen të kryejnë ritin e martesës vetëm 8 vite ma parë.

Ndërsa sot ata janë prindër të dy fëmijëve, Erlisit 7 vjeçar dhe vajzës Periana 4 vjeçare.

Rudina Magjistari:

Historia e Rudinës me atë që sot është bashkëshorti i saj e njëkohësisht babai i vajzës Mia, ka nisur nëpërmjet një mesazhi në facebook.

Në një kohë kur një emri të njohur si Rudina mund t’i vijnë qindra mesazhe nga dashamirës, fati deshi që pikërisht përshëndetjes së boksierit Xhavid Bajarmi ajo t’i kthente përgjigje.

Dhe ja ku janë sot të martuar e me një vajzë të vogël 2 vjeçare; duke formuar një familje të bukur e me shumë dashuri shkruan Bordo.

Marina Vjollca:

Simpatizantët e saj kanë qenë të shumtë; e kush nuk do ta dëshironte një bukuroshe kaq të ëmbël sa Marina në fund të fundit!

Por vetëm njëri e fitoi ‘trofeun’ e ai do të ishte Getoari. Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk ja ka bërë fare të lehtë këngëtarit të njohur, duke e detyruar Getin të tentonte vazhdimisht e vazhdimisht deri në takimin e shumëpritur.

Duket se reperi ja kishtë vënë syrin moderatores së ëmbël të Top Channel e nuk u dorëzua derisa ja fitoi zemrën. Prej një viti Marina dhe Getoari shijojnë bashkëjetesën si çift i martuar.

Edhe Luana Vjollca aktualisht është në një lidhje me një ksosovar. Wshtë biznesmeni Krenar Cocaj ai që i ka vjedhur zemrën bukurohes nga Tirana.

Ndër të tjera Jonida ka ndarë lajmin e madh se së shpejti do të martohet me aktorin dhe regjizorin e njohur Besnik Krapi. Ajo ka pohuar se do të bëjnë dasmë të madhe, ku lë të nënkuptohet se me organizimin e saj do të merret Amarda Toska.

Kujtojm se çifti janë njohur tek seriali “O sa mirë”. Ndër të tjera ajo ka treguar se së shpejti ka një projekt të madh në dorë dhe pritet ta shikojmë në ndonjë serial ndërkombëtar.

Megjithatë aktorja nuk ka dashur të zbulojë më shumë se kaq, ku thjeshtë i ka kërkuar Ermalit ti urojë shumë fat.

Mbetet për tu pare në vazhdim se cili do jetë ky projekt kaq i bujshëm.

(Kosova Sot Online)