Këngëtarja e njohur turke Hadise qenka me origjinë shqiptare dhe askush nuk e dinte

  • 03 June 2020 - 14:51
Këngëtarja e njohur turke Hadise qenka me origjinë shqiptare dhe askush nuk e dinte

Hadise është një nga këngëtaret më të njohur turke. Këngët e saj janë bërë hite në Turqi dhe është një personazh shumë i komentuar në media. Hadise ndiqet nga mbi 11 milion fansa në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka zbuluar një detaj që nuk e dinim.

Hadise qenka me origjinë shqiptare dhe këtë e ka treguar me një postim ku shfaqet krah nënës së saj. “Mami”-shkruan këngëtarja në foto dhe mesa duket ajo di edhe pak shqip. Ndërkohë që kohë më parë Hadise ka vizituar edhe Shqipërinë, me të cilën e lidh origjina.

Kjo është hera e parë që Hadise publikon këtë detaj nga jeta e saj private dhe sigurisht fansat shqiptarë janë gëzuar pa masë.

(Kosova Sot Online)