Si i kanë raportet Kim Kardashian dhe Kanye West!

  • 05 June 2020 - 07:42
Si i kanë raportet Kim Kardashian dhe Kanye West!

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë kaluar karantinën në Los Angeles dhe çdo gjë ka shkuar mirë mes çiftit ndonëse angazhimet e tyre nuk përputhen në asnjë pikë tanimë.

Një burim pranë dyshes ka treguar për ‘UsWeekly’ se Kim ka një rutinë mjaft të ngjeshur, zgjohet herët për t’u marrë me të gjitha punët e saj, ndërsa Kanye në këtë pikë nuk ka të njëjtat impenjime si bashkëshortja e tij.

Spekulimet e ndryshme nga ndjekësit rreth marrëdhënies së tyre nuk kanë munguar, por burimet kanë shtuar se dyshja vazhdon të ketë një raport të mirë, ndonëse Kim mendon se Kanye nuk po merret me përgjegjësitë e tij në familje.

Image


(Kosova Sot Online)