Grupi 'Fisnikët' katër dekada në skenë

  • 05 June 2020 - 14:10
Grupi 'Fisnikët'  katër dekada në skenë

Grupi i njohur pop-rockut 'Fisnikët' këtë muaj festuan 40 vjetorin e karrierës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me vokalin e tij, frontmeni i grupit Agim Gërguri i fali muzikës shqipe shumë këngë të bukura.

‘Zotëria juaj’,  ‘Fjalët e qirit’, 'Kur të vjen pleqëria', 'Mos e nguc', janë vetëm disa nga hitet e Fisnikëve.

Image


Ata janë prezent në skenë nga vitet ’78, duke krijuar hite, jo vetem ne nje zhaner te pa levruar shume deri asokohe, por edhe me tekstet, te cilat per here te pare tek ne vinin krejt ndryshe; me mesazhe te forta sociale, politike, guximi, ndjenje, por edhe humori e satire!

(Kosova Sot Online)