Klea dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë, me foton e veçantë zbulojnë emrin e vogëlushit

  • 04 June 2020 - 15:53
Klea dhe Elgit Doda bëhen prindër për herë të parë, me foton e veçantë zbulojnë emrin e vogëlushit

Çifti i njohur i artistëve, Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë dhënë vetë çifti, përmes postimeve në rrjete sociale ku kanë zbuluar edhe emrin e vogëlushit. Ata kanë vendosur ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Krid.

“Të dashurojmë Krid 04/06/2020 . E paç jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ë zot faleminderit. Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston”, ka shkruar Huta krah postimit të fundit në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar falenderimet dhe për stafin mjekësor që është kujdesur për të.

Ndërsa Elgiti ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të ëmbla dashurisë së jetës së tij. “Pak nga pak ne po formojme pazellin e jetes tone te dua @kleahuta te dua #KRID”, ka shkruar kantautori në postimin e fundit.
Me siguri dyshja është duke përjetuar emocionet më të forta pas këtij momenti kaq special në jetën e tyre. Komentet e ndjekësve dhe miqve të Kleas dhe Elgitit kanë qenë të shumta, duke i uruar atyre vetëm lumturi tani që familja u tyre u shtua me një anëtar të ri, i cili me siguri do të sjellë shumë gëzim në familjen e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

TE DASHUROJME KRID! 04/06/2020 —————————————————————————————— Dua te bej nje falenderim special per @international_turkish_hospital tek te cilet kam ndjekur gjithe shtatzenine dhe ku jam ndjere si ne shtepine time dhe keto jane fjale zemre sepse @arjana.sina ti me bere te ndihem keshtu dhe te jam mirenjohese e falenderuese deri ne fund per gjithcka ke bere per mua. Ishe pikerisht ti qe me drejtove tek @spitalihygeiatirane per lindjen natyrale qe une kisha deshire duke me thene qe vetem aty duhet te lindja natyralisht. Si perfundim une linda sic doja vete, ne menyre natyrale me epidural dhe eshte eksperienca me e bukur e jetes time. Linda me Dr. Helidon Klosin dhe Mami Shpresen te cilet kane bere nje pune te mrekullueshme, te persosur, duke u kujdesur deri ne momentin e fundit me nje perkushtim te jashtezakonshem. Nuk kam fjale per trajtimin dhe kujdesin qe kane treguar. Mirenjohese pafund te gjitheve qe me keni qendruar prane, miqve te mi me te ngushte, njerezve te afert, familja ime dhe kedo qe eshte interesuar gjate gjithe kesaj periudhe. Faleminderit @gelosia_jewelry qe e gdhende emrin e djalit tone ne ar ë E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ë zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.

A post shared by Klea Huta • Aëlα • (@kleahuta) on

(Kosova Sot Online)