Në pritje të një vogëlusheje, aktorja e njohur turke do të bëhet nënë për herë të parë

  • 04 June 2020 - 19:56
Në pritje të një vogëlusheje, aktorja e njohur turke do të bëhet nënë për herë të parë

Aktorja shumë e njohur në Turqi Ceyda Ates do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e zbuluan mediat turke e më pas e konfirmoi vetë aktorja. Ajo përmes një postimi në Instagram deklaroi se është në pritje të një vajze. Ceyda është në muajin e tretë të shtatzënisë. Aktorja është e martuar me biznesmenin Bugra Toplusoy. “Duar të vogla, këmbë të vogla dhe një zemër e vogël po rritet brenda meje. Atëherë kur nuk e prisnim, na surprizoi.

Po, ne do të bëhemi prindër”-tha aktorja. Gjithashtu Ceyda falenderoi ndjekësit për mesazhet e shumta. “I kam lexuar të gjithë mesazhet tuaja. Ju uroj vetëm të mira. Kam marrë dashuri nga njerëz që s’i njoh por me zemër të madhe. Faleminderit shumë. Faleminderit për komentet gjithashtu. Shpresoj që zemra juaj të jetë e mbushur me dashuri”-shkruajti aktorja.

(Kosova Sot Online)