Jennifer Aniston nxjerr në ankand foton nudo për të mbedhur para që të ndihmojë në luftën ndaj COVID-19

  • 04 June 2020 - 21:08
Jennifer Aniston nxjerr në ankand foton nudo për të mbedhur para që të ndihmojë në luftën ndaj COVID-19

Jennifer Aniston po mbledh para për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në një mënyrë unike.

51-vjeçarja njoftoi se ka nxjerrë në ankand një foto nudo të saj të realizuar nga fotografi Mark Seliger në nëntor 1995.

Në imazhin bardh e zi, aktorja e “Friends” mban të kryqëzuara këmbët përpara gjoksit dhe mban duart në gjunjë duke mbuluar pjesët e saj intime.

“Shoku im i dashuri Mark Seliger do nxjerrë në ankand 25 portrete të tij përfshirën edhe time për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19,”– shkroi Aniston.

Ndërsa shtoi: “100 % të të ardhurave nga shitja e portretit do të shkojnë për NAF Clinics, një organizatë që siguron teste për koronavirusin dhe kujdes mjekësor në të gjithë vendin për njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike.”

Përveç Aniston, do të dalin në ankand edhe 25 portrete të tjera të famshme të Seliger, përfshirë imazhe të Leonardo DiCaprio dhe Oprah Ëinfrey.

(Kosova Sot Online)