E trishtë! Ndërron jetë aktorja e njohur e “A Cinderella Story”

  • 05 June 2020 - 14:07
E trishtë! Ndërron jetë aktorja e njohur e “A Cinderella Story”

Ka ndërruar jetë në moshë 70-vjeçare aktorja e njohur amerikane Mary Pat Gleason.

Ka qenë menaxheri i saj, i cili dha lajmin e trishtë: “Ajo ishte një grua speciale me të cilën unë kam pasur nderin të punoj dhe jam krenar që kam qenë miku dhe menaxheri i saj. Ishte një luftëtare deri në fund”, u shpreh ai.

Mary prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht nuk mund dot ta luftonte.

Gjatë karrierës së saj në aktrim ajo interpretoi mbi 100 role. Edhe pse në role dytësore, ajo gjithmonë është spikatur dhe është pëlqyer nga publiku.

Serialet më të famshëm që ajo ka luajtur janë: “Friends”, “Sex and the City”, “Bayside School”, “Otto sotto un tetto”, “Ëill & Grace”, “Grey’s Anatomy”, “Mom” e “Shameless” ishin disa nga serialet ku ajo mori pjesë.

Ndërsa përsa ju përket roleve më të rëndësisëm në filma janë : “Basic Instinct”, “A Cindarella Story”me  Hilary Duff e “Perché te lo dice mamma”me  Diane Keaton.

(Kosova Sot Online)