Si të rikuperoni një marrëdhënie të përfunduar? Kylie dhe Travis ju sugjerojnë të veproni kështu

  • 05 June 2020 - 15:06
Si të rikuperoni një marrëdhënie të përfunduar? Kylie dhe Travis ju sugjerojnë të veproni kështu

Raporti i Kylie Jenner dhe Travis Scott ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave. Së fundmi duket se dyshja ka arritur të rikuperojë të gjitha problemet e së shkuarës.

Një burim pranë tyre ka treguar për ‘Us Weekly’ se shumë shpejt Jenner dhe Scott mund të jenë një çift sërish pasi reperi mendon se ka ende një shans për të rikuperuar gjithçka.

Dyshja ka nisur të kalojë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kjo duket se ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.

Kujtojme se Kylie dhe Scott i dhanë fund lidhjes së tyre në muajin tetor të vitit 2019, megjithatë nuk do të ishte çudi që shumë shpejt të bënin të ditur se janë sërish bashkë.

(Kosova Sot Online)