Ana Kabashi: Femra nuk veshet e as nuk deshet për me e dhunu ose me abuzu

  • 05 June 2020 - 19:11
Ana Kabashi: Femra nuk veshet e as nuk deshet për me e dhunu ose me abuzu

Ana ka disa fjalë për t’i thënë pas protestës së djeshme në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme u mbajt një marsh kundër rasteve të përdhunimit, sikurse ishte ai i fundit me një 15-vjeçare.

Të pranishëm në atë protestë ishin edhe shumë emra të njohur, të cilët kanë ngritur zërin kundër rasteve të tilla.

Këngëtarja Ana Kabashi ka ndarë disa imazhe nga protesta me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, ku shkëputi disa mesazhe të protestuesve.

Ajo tha se raste të tilla ka pasur gjithmonë por janë heshtuar për shkak të mentalitetit, andaj bën thirrje që t’iu jepet përparësi rasteve të tilla, që t’i lajmërojnë padrejtësitë.

“Kto raste gjithmone kan egzistu fatkeqesishtë, por nuk jane fol nga mentaliteti i ulet qe e kemi, se cka thot kojshia, e cka mendon policia, a te besojne, a te kercnojne e shume e shume arsye tjera qe nje femer nuk flet per abuzimet qe i bohen gjate jetes se perditshme. Kom degju me vesht e mi hajt se vet e ka lyp, hajt se je vesh me fustan ke provoku, hajt se ta ka kojtë Femra nuk veshet e as nuk deshet per me e dhunu ose me abuzu, femra nuk kerkon ne asnje menyre te abuzohet !!!! Nese ti je ndi i provokuar ateher ti je problemi jo une!! Ti je psikopati jo une!!! Ti je perdhunuesi!!! Msohuni me i rrespektu femrat, pa marr parasysh kush eshte, ti nuk ke te drejte te veprosh ndaj saj veq pse ti mundesh!! jepjuni perparsi ktyre rasteve ma shume qe mos tken frike me fol! Zoti ju rujt ë“, ka shkruar Arta.

(Kosova Sot Online)