Aktorja e famshme me fat që është gjallë, pritet në kokë me sharrë elektrike

  • 06 qershor 2020 - 10:27
Aktorja e famshme me fat që është gjallë, pritet në kokë me sharrë elektrike

Aktorja australiane Cate Blanchett është me fat që është gjallë pas një aksidenti me një sharrë elektrike në pronën e saj në East Sussex.

Fituesja dy herë e Oscar u dëmtua në kokë ndërsa përdorte sharrën elektrike por fatmirësisht nuk u dëmtua rëndë.

Ngjarja ndodhi ndërsa aktorja ishte e izoluar por ajo u shpreh se është mirë.

“Kam pasur një incident me sharrë elektrike dje. Përveç një gërvishtje në kokë, unë jam mirë,”– tha ajo ndërsa po fliste me ish-kryeministren australiane Julia Gillard.

Ndërsa Gillard iu përgjigj: “Bëj shumë kujdes me sharrën elektrike. Keni një ‘kokë të famshme’.”

Aktorja nuk hyri në detaje rreth incidentit që i ndodhi.

“Do të doja të përmirësohesha në kopshtari. Nëna ime ishte një kopshtare e mrekullueshme,” u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)