Është penduar për famën, Morena Taraku zbulon profesionin që do ushtronte nëse nuk do ishte këngëtare

  • 07 June 2020 - 14:40
Është penduar për famën, Morena Taraku zbulon profesionin që do ushtronte nëse nuk do ishte këngëtare

Pak ditë më parë, Morena Taraku zbuloi me anë të disa përgjigjeve për ndjekësit se nëse do kthente kohën pas nuk do donte kurrë të bëhej e famshme. Ajo ka dhënë një intervistë për “Story” duke sqaruar më tej atë çfarë ka dashur të thotë. Morena u shpreh se fama nuk ka ndikuar aspak në karakerin e saj dhe është po e njëjta. Gjithashtu ajo ka zbuluar profesionin që do donte të ushtronte nëse nuk do ishte këngëtare.

“Mua më pëlqen shumë farmacia. Gjithçka në lidhje me mjekësinë më pëlqen. Në zemrën time unë kam shumë humanitet dhe ndihem mirë kur ndihmoj dikë, pa marrë parasysh çka”, u shpreh Morena, e cila momentalisht po punon me disa këngë në gjuhën turke.

(Kosova Sot Online)