Solo apo bashkëpunim? Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm pas karantinës me një hit të ri!

  • 08 June 2020 - 11:51
Solo apo bashkëpunim? Ghetto Geasy rikthehet fuqishëm pas karantinës me një hit të ri!

Pas një periudhe të gjatë izolimi në shtëpi dhe mungesës prej më shumë se gjysmë viti në tregun muzikor, reperi Ghetto Geasy ka vendosur të rikthehet fuqishëm në skenë.

Duket se karantina e ka frymëzuar Getoarin për të ‘gatuar’ projekte të reja, teksa lë të kuptohet se kënga e radhës është rrugës.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka ndarë një foto nga studio muzikore, ku shfaqet me bashkëpunëtorët e tij.

Ai nuk ka treguar asnjë detaj më tepër, duke lënë fansat kuriozë për këngën e re që ende nuk dihet nëse do të jetë solo apo bashkëpunim.

Të gjithë e dimë se këngët e Getoarit priten thuajse gjithmonë mirë nga publiku, ndaj e themi me bindje se edhe projekti i radhës do të jetë një tjetër hit.

Kënga e fundit e lançuar nga reperi titullohet “Moti” dhe është një bashkëpunim me Onat dhe “Shaolin Gang”.

Deri tani, “Moti” numëron 4 milionë klikime në Youtube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë‍ë

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

(Kosova Sot Online)