Klea dhe Krid kthehen në shtëpi, i pret surpriza speciale

  • 08 June 2020 - 13:35
 Klea dhe Krid kthehen në shtëpi, i pret surpriza speciale

Pak ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Krid. Klea dhe vogëlushi kanë lënë spitalin dhe kanë shkuar në shtëpi, aty ku i priste një surprizë e këndshme. Familjarët i kanë uruar Kridit mirëseardhjen me anë të një torte mjaft të bukur.

“Mirë se erdhe në shtëpi bebushi Krid”, shkruhet në tortën që Klea ka ndarë në Instastory.

Kujtojmë se moderatorja ka treguar se ka lindur në mënyrë natyrale dhe në sallën e lindjes qëndroi gjatë gjithë kohës Elgiti, ashtu siç dhe kishin dëshiruar.

(Kosova Sot Online)