“Dashuria ime më e madhe”, Rezarta Shkurta i dedikon Ermalit fjalët më romantike në ditën e lindjes

  • 08 June 2020 - 16:13
“Dashuria ime më e madhe”, Rezarta Shkurta i dedikon Ermalit fjalët më romantike në ditën e lindjes

Ditën e sotme, Ermal Hoxha feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim publik nga bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta. Ajo ka vendosur t’i dedikojë Ermalit fjalët më romantike, duke treguar se krah tij ajo është gruaja më e lumtur në botë.

“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit! Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”, shkruan biznesmenia.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha po tregojnë dhe njëherë se janë të dashuruar njësoj si ditën e parë, pavarësisht pengesave të jetës.

Image

(Kosova Sot Online)