“Humbje tragjike”- Ndahet papritur nga jeta në moshën 39 vjeçare aktori i njohur, zbulohet shkaku i vdekjes

  • 09 June 2020 - 11:19
“Humbje tragjike”- Ndahet papritur nga jeta në moshën 39 vjeçare aktori i njohur, zbulohet shkaku i vdekjes

Aktori i njohur indian Chiranjeevi Sarja ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare.

Sarja, i cili luajti në 20 filma përfshirë “Amma I Love You” vdiq nga një atak në zemër.

“Është shokuese të dëgjosh lajmet se artisti i famshëm, Shri Chiranjeevi Sarja vdiq nga një ata në zemër. Vdekja e tij e parakohshme në moshën vetëm 39 vjeçare është tronditëse. Ngushëllime familjes, Zoti u dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje,”– tha kryeministri i Karnataka, B.S. Yediyurappa.

Sarja, i cili gjithashtu luajti në filmat “Whistle” and “Varadanayaka”, vjen nga familje aktorësh.

Xhaxhai i tij është aktori Arjun Sarja ndërsa gjyshi, aktori Shakti Prasad.

Ai u martua me aktoren Meghana Raj në vitin 2018.

“Humbje tragjike për kinematografinë indiane,”– komentuan ndjekësit në rrjetet sociale. “Do na mungojë të gjithëve.”

(Kosova Sot Online)