Pas ndarjes nga boksieri Robin Krasniqi, modelja Heidi Lushtaku në jaht me yllin e Hollywood, Sylvester Stallone

  • 10 June 2020 - 10:12
Pas ndarjes nga boksieri Robin Krasniqi, modelja Heidi Lushtaku në jaht me yllin e Hollywood, Sylvester Stallone

Modelja Heidi Lushtaku u vë në vëmendje të mediave rozë pas ndarjes së papritur nga boksieri Robin Krasniqi.

Por duket se Heidi e ka hedhur pas tashmë të kaluar e saj dhe ka vazhduar të shijojë jetën si një beqare.

Madje është bërë pjesë e takimeve me personazhe të njohur. Modelja publikoi foto nga jahti nën shoqërinë e aktorit legjendar Sylvester Stallone .

“Vera po vjen”– shkroi ajo në përshkrimin e fotos.

Nuk dihet nëse ky është një projekt pune që Heidi po paralajmëron apo një takim miqësor mes tyre.

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen nga Robin Krasniqi në fillim të muajit maj. Sipas burimeve pranë modeljes, ajo i ka vuajtur jo pak pasojat e ndarjes.

Në një status në rrjetet sociale, ajo tregoi se i kanë dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por kanë mbetur miq të mirë.

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj, unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi,”- shkroi ajo.

Menjëherë, modelja ka marrë mbështetjen e fansave, duke i uruar fat në të ardhmen. Kujtojmë që sportisti Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

Planifikimin e parë për dasmë e bënë për verën e 2017-ës, por që nuk u realizua, duke premtuar se kishin planifikuar një datë më të vonë. Si çift i kemi parë në disa programe të rëndësishme televizive në Shqipëri e Kosovë, ku me lirshmërinë e tyre tregonin se ishin një çift i lumtur dhe të bërë për njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)