Pa i lënë kohë askujt të flasë, Rina Balaj tregon nëse është shtatzënë

  • 10 June 2020 - 18:05
Pa i lënë kohë askujt të flasë, Rina Balaj tregon nëse është shtatzënë

Një foto e publikuar nga reperja, Rina Balaj, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur mund të ishte bërë shkak që ajo të përflitej për një shtatzëni të mundshme. Por pa marrë lajmi dhenë, reperja ka vendosur të tregojë vetë se nuk është shtatzënë.

“Nuk jam shtatzënë njerëz, thjesht jam shëndoshur dhe mbushur”, shkruan ajo krahas fotos.

Rina po bashkëjeton prej kohësh e lumtur me reperin SinBoy. Madje së fundmi ata kanë bashkëpunuar edhe për një album, të cilin e kanë titulluar ‘MM’ dhe përmban 20 këngë.

(Kosova Sot Online)