Nuk keni për ta njohur, shihni si dukej “Hyrremi” para se të bëhej e famshme

  • 10 June 2020 - 19:12
Nuk keni për ta njohur, shihni si dukej “Hyrremi” para se të bëhej e famshme

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli u bë shumë e famshme me rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm” e që prej asaj kohe është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në mediat turke. Aktorja vitet e fundit është akuzuar edhe për operacione plastike në fytyrë pas ndryshimit që pësoi në pamje dhe ajo e pranoi vetë këtë fakt.

Megjithatë Meryem nuk e ka aspak problem të tregojë si dukej dikur. Ajo ka postuar në Instagram një foto nga fëmijëria e saj dhe me siguri nuk do ta njihni. Në foto, aktorja shfaqet në moshën 9-vjeçare, me flokët ngjyrë kafe e me sytë e shkruar. Meryem mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat e saj në Instagram.

(Kosova Sot Online)