Deklarata e fundit e Dafina Zeqirit për ish të dashurin i bëri të gjithë konfuzë, një rikthim me Dj Geek?

  • 10 June 2020 - 21:45
 Deklarata e fundit e Dafina Zeqirit për ish të dashurin i bëri të gjithë konfuzë, një rikthim me Dj Geek?

U bë një kohë e gjatë që lajmet për këngëtaren shqiptare Dafina Zeqiri dhe Dj Geek dominojnë titujt e showbiz-it, por ende nuk është e qartë nëse dy artistët, pasi i dhanë fund lidhjes së dashurisë, vijojnë të mbeten vetëm miq e bashkëpunëtorë në muzikë.

Pavarësisht se këngëtarja e pranoi ndarjen edhe publikisht, në fakt, nuk i ka ndalur postimet së bashku me Dj e njohur, me të cilin vijon bashkëpunimi artistik.

Vetëm pak ditë më parë, me postimin e saj, Dafina riktheu edhe një herë dyshimet te ndjekësit e saj vetëm me një dedikim që bëri për ish-partnerin: “Ai nuk mund të jetojë pa mua”, - shkroi ajo në Instastory dhe kaq mjaftoi që fansat të prisnin gjithë sy e veshë çfarë do të ndodhte më pas.

E gjendur përballë Alaudin Hamitit, Dafi foli për karrierën e saj muzikore dhe projektet e reja, raportet me kolegë e artistë të showbiz-it etj. Po ashtu, nuk u shpëtoi dot as pyetjeve provokuese, pjesë e të cilave ishte edhe ajo për raportin me Dj Geek.

Këngëtarja tha se, në fakt, ajo ka shumë dashuri brenda vetes dhe sa herë dashuron, mund të bëjë gjithçka për të, por se cili është raporti konkret me Dj, ajo refuzon ta thotë hapur.

Pa u fokusuar te raporti i saj konkret, Dafina tha se kur e do shumë dikë, është e gatshme të bëjë gjithçka për të.

“Kam shumë dashni. Kam qejf me dasht, vij në një pikë që dashurohem me ty, jam gati të bëj gjithçka për ty. Kur e dua dikë, mund të tejkalojmë gjithçka. Dashuroj shumë fort…”,- tha këngëtarja, por pas kësaj deklarate, ende nuk jemi të qartë nëse ka ndodhur diçka që i ka bërë dy artistët të jenë sërish bashkë apo do të vijojnë të jenë miq dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë në muzikë?

Po ai që nuk mund të jetojë dot pa Dafin?

(Kosova Sot Online)