Me këtë ‘look’, Xhensila Myrtezaj rikthen sërish një trend të verës së kaluar

  • 11 June 2020 - 10:29
Me këtë ‘look’, Xhensila Myrtezaj rikthen sërish një trend të verës së kaluar

Me ‘look-un’ e fundit të krijuar nga artistja e njohur e ‘makeup-it’, Sellma tek këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj është rikthyer dhe njëherë trendi i qukave.

Me pamjen e kuruar deri në detaje dhe grimin e lehtë dhe natyral, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve janë qukat rreth zonës së syve, të cilat janë krijuar posaçërisht për këtë ‘look’. Nuk dihet nëse Myrtezaj, ka vendosur të shfaqet kështu në ndonjë projekt muzikor apo set fotografik, megjithatë këtë detaj pritet ta zbulojë vetë këngëtarja.

Kujtojmë se edhe personazhe të tjerë të njohur si Loredana, Kiara Tito kanë treguar hapur hera herës në pozat e tyre qukat rreth zonës së hundës dhe syve, duke mos i fshehur nga askush.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shine bright like a diamond. @xhensilamyrtezaj ë #fentybeauty#spectrumbrushes#sellmashop#natashadenona

A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq) on

(Kosova Sot Online)