Pas fjalëve për ndarje nga Keisi, habit reperi Stresi: “Dua një fëmijë!”

  • 11 June 2020 - 10:47
Pas fjalëve për ndarje nga Keisi, habit reperi Stresi: “Dua një fëmijë!”

Ndërkohë që janë përhapur fjalët për një ndarje mes Keisit dhe reperit Stresi, ky i fundit ka habitur me një deklaratë të fundit të bërë në InstaStory.

Stresi ka shprehur dëshirën e tij të madhe për t’u bërë baba, pasi ka publikuar një foto me disa bebe të adhurueshme që janë shtrirë në krevatet e tyre.

“Marshallah, vetëm një fëmijë do të doja në jetën time, me vullnetin e Zotit”, shkruan reperi në postimin e tij.

Nuk e dimë nëse e ka parë Keisi këtë foto, por pak ditë më parë ajo la të kuptohej përmes një postimi se gjërat në çift nuk janë fare mirë.

Keisi foli për tradhti dhe tha gjithashtu se nuk ka asnjë arsye për të ardhur në Shqipëri.

“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka ndarë duke i lënë të gjithë të mendojnë se në fakt ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë.

E pyetur nëse do të vijë për pushime nga Kanadaja në Shqipëri, Keisi tha: “Nuk kam çfarë bëj në Shqipëri”.

Të kenë marrë fund gjërat përgjithmonë?

(Kosova Sot Online)