Humbi njerëzit më të shtrenjtë, bashkëshortja gdhend përgjithmonë në trup Kobe Bryant dhe vazjën e saj

  • 11 June 2020 - 10:53
Humbi njerëzit më të shtrenjtë, bashkëshortja gdhend përgjithmonë në trup Kobe Bryant dhe vazjën e saj

Në fund të muajit janar, një aksident tragjik me helikopter i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant , vajzës së tij dhe 7 pasagjerëve të tjerë. Kjo ngjarje shokoi mbarë botën dhe veçanërisht familjarët për të cilët ishte një humbje e dhimbshme.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Vanessa ajo e cila herë pas herë në llogarinë e saj ka ndarë me ndjekësit kujtime dhe fjalë të ndjera për Kobe dhe vajzën e saj, Gianna.

Së fundmi ajo nëpërmjet një video të postuar në “Instagram” ka treguar se ka përjetësuar në trup një tatuazh në nderim të bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Ka qenë miku i saj ai i cili e ka ndihmuar Vanessën të gdhendë një mesazh të bukur për vogëlushen e saj, Gigin.

Menjëherë ajo ka marrë mbështetjen e mijëra njerëzve të cilët nuk kanë nguaruar t’ja shprehin admirimin e tyre për këtë veprim që ka bërë.

Vetëm pak ditë më parë Vanessa postoi një mesazh duke prekur zemrat e të gjithe ndjekësve të saj. Ajo u shpreh se ishte një ditë mjaft speciale për të pasi Gigi do diplomohej dhe ishte shumë krenare për të.

(Kosova Sot Online)