Gold AG ft Albina Kelmendi publikojnë duetin 'Prishtina'

  • 11 June 2020 - 14:00
Gold AG ft Albina Kelmendi  publikojnë duetin 'Prishtina'

Rep- artisti Gold AG dhe këngëtarja e njohur  Albina Kelmendi kanë publikuar projektin më të ri muzikor kushtuar kryeqytetit të Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Prishtina" mban titullin kënga më e re e dyshes e cila vjen si dhuratë me rastin e 21 vjetorit të çlirimit.

Kujtojmë se javën e kaluar Albina bëri bujë me interpretimin e këngës "Hajredin Pasha", që u pëlqye shumë nga publiku.

Për ju, për ne, për të gjithë premierë "Prishtina" nga Gold Ag dhe Alnina Kelmendi.

(Kosova Sot Online)