Angelina Jolie rrëfen historinë e trishtë që e mbajti të fshehtë deri tani. Zbulon të vërtetën pas emrit të vajzës së saj Shiloh

  • 11 June 2020 - 13:59
Angelina Jolie rrëfen historinë e trishtë që e mbajti të fshehtë deri tani. Zbulon të vërtetën pas emrit të vajzës së saj Shiloh

Angelina Jolie është nënë e gjashtë fëmijëve dhe muajin e kaluar festoi 14-vjetorin e vjazës së saj Shiloh.

Vajza është fëmija i parë biologjik i saj dhe ish bashkëshortit Brad Pitt.

Por emri i saj vjen nga një ngjarje e trishtë që i ka ndodhur aktores së famshme por që deri tani e ka mbajtur të fshehtë.

Në një intervistë për Vanity Fair, 45-vjeçarja shpjegoi se pse i kishin vendosur pikërisht atë emër vajzës së tyre.

“Ishte një emër që prindërit e mi donin t’ia vendosin fëmijës së tyre të parë, por mami pësoi abort. Shiloh Baptist ishte emri që donin ti vendosnin.

Është një emër që të gjithëve na pëlqente,”- rrëfeu ylli i Hollywood.

Aktorja është gjithashtu nënë e pesë fëmijëve të tjerë Maddox, 18 vjeç, Pax, 16, Zahara, 15 dhe binjakëve 11-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

(Kosova Sot Online)