Kourtney Kardashian e pranon: Shtova peshë gjatë pandemisë

  • 11 June 2020 - 21:39
 Kourtney Kardashian e pranon: Shtova peshë gjatë pandemisë

Kourtney Kardashian ka shpërndarë nëpër rrjete sociale foto nga e kaluara në bikine por e ka pranuar se ajo ka fituar peshë gjatë vetizolimit.

Instagrami i Kourtney Kardashian ka foto nga e kaluara dhe për këtë ajo duket se ka një arsye.

Ylli 41 vjeçar i “Keeping Up With The Kardashian” ka postuar disa foto në bikine bardh e zi afër pishinës së motrës se saj Kendall Jenner.

Sot, nëna e tre fëmijëve, ka pranuar se ajo gjatë pandemisë ka shtuar pak peshë.

(Kosova Sot Online)