Albani dhe Elgiti pushtojnë listat në Gjermani, Itali e Britani me këngën e re!

  • 12 June 2020 - 10:59
Albani dhe Elgiti pushtojnë listat në Gjermani, Itali e Britani me këngën e re!

Vetëm pak ditë më parë u publikua bashkëpunimi i shumëpritur, mes Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës.

Një këngë ritmike e gërshetuar me fjalë të freskëta vere menjëherë vodhi vëmendjen e të gjithëve, duke u dëgjuar gjithandej, e kjo e bëri të mundur që vetëm në dy ditë ky bashkëpunim të numërojë mijëra klikime në Youtube.

Së fundmi ka qenë vetë Albani ai i cili nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” ka treguar se melodia e kësaj kënge është duke u dëgjuar masivisht në Itali, Gjermani dhe Britani, çka përkthehet në një sukses të jashtëzakonshëm për dyshen e kantautorëve.

Epo fundja nuk kishte si të ndodhte ndryshe si çdo këngë tjeter e tyre dhe kjo pritej të ishte një sukses.

Padyshim që çunat duhet të jenë shumë të kënaqur për këtë arritje të rradhës ndonëse u akuzuan nga një artist relativisht i ri shqiptar, i quajtur Alores i cili nëpërmjet postimeve të fundit në “instastory” tha se Albani dhe Elgiti i kanë grabitur këngën të cilën ai nuk e ka publikuar akoma.

“‘Mango’ ishte në ‘Parajsën time’ para se ta zbulonit ju në ‘Parajsën’ tuaj. Por jo vetëm kjo gjetje është fryt i krijimtarisë sime e që sapo e bëtë tuajën…Projekti im i para 1 viti e gjysëm është bërë hit ende pa dalë në treg, dhe ja ku po shoh se si i keni marrë fjalët më të bukura prej tij. Vetëm Kujdes se në “parajsë” nuk shkohet duke grabitur!”-shkruan ai.

Mbi këto lajme Albani dhe Elgiti kanë vendosur të mos reagojnë dhe po vazhdojnë të shijojnë suksesin e parajsës së tyre.

(Kosova Sot Online)