I rriti temperaturat kësaj vere! Nicki Minaj del topless në klipin e ri me 6ix9ine!

  • 12 June 2020 - 14:33
I rriti temperaturat kësaj vere! Nicki Minaj del topless në klipin e ri me 6ix9ine!

Vetëm disa orë më parë është lançuar klipi më i ri i dy reperëve, Nicki Minaj dhe 6ix9ine.

Ky i fundit ka vetëm pak ditë që është liruar nga burgu dhe po bën namin me projekte të reja.

Kënga më e re me reperen seksi titullohet “Trollz” dhe i rriti temperaturat kësaj vere!

Nicki shfaqet topless në videoklip, teksa është mbuluar vetëm me disa figura yjesh.

Pamja e saj ekstravagante ka tërhequr jo pak vëmendjen në rrjet dhe të gjithë po flasin sot për Nicki-n.

Ndërkohë, 6ix9ine është në arrest shtëpie, por kjo nuk e pengon aspak reperin të bëjë këngë të reja dhe videoklipe hot!

Vetëm një muaj më parë, ai lançoi këngën “Gooba”, ku vajzat “shumëngjyrëshe” na morën mendjen në videoklip.

Rikthimi i tij duket i mbarë, ndaj të presim ç’ka për të na servirur tjetër këtë verë!

https://youtu.be/oNg3M9IJJlY

(Kosova Sot Online)