Dua Lipa duket atraktive me flokët kuq e zi

  • 12 June 2020 - 15:57
Dua Lipa duket atraktive me flokët kuq e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Dua herë pas here publikon edhe imazhe nga përditshmëria.

Së fundmi ajo u komentua shumë për ndryshimin e ri në pamje, pasi vendosi t’i ngjyrosë flokët e saj në ngjyrat kuq e zi. Me ngjyrën e re të flokëve Dua është shfaqur edhe në postimet e fundit që i ka bërë në Instastory. 

Këngëtarja e hitit “New Rules” është në lidhje me modelin Anwar Hadid. Dyshja  lidhjen e tyre e filluan në muajin qershor të vitit të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)