Dafina Zeqiri bën një tatuazh të ri dhe zgjodhi vendin më intim për ta realizuar!

  • 13 June 2020 - 10:30
Dafina Zeqiri bën një tatuazh të ri dhe zgjodhi vendin më intim për ta realizuar!

Dafina Zeqiri ka udhëtuar nga Prishtina drejt Tiranës për të bërë një tatuazh të ri!

Këngëtarja shqiptare e ka treguar se është e apasionuar pas tatuazheve, madje njërën këmbë e ka të mbuluar plot me tatuazhe të ndryshme.

Këngëtarja ka publikuar një video për të treguar fiksimin e saj të ri, që ka zgjedhur ta bëjë në pjesën e të pasmeve.

Shpresojmë që të na e tregojë së shpejti rezultatin, pasi tani pas këtyre pamjeve u bëmë shumë kuriozë.

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri me titull “Dafinë moj”, i cili pritet të jetë shumë personal, nisur edhe nga titulli që ka zgjedhur këngëtarja.

Krahas projekteve individuale, ajo gjithashtu do të vijë me disa bashkëpunime muzikore që priten të jenë shumë të suksesshme.

Ndërkohë, këngëtarja po shijon disa ditë pushimesh në Shqipëri e Kosovë, nën shoqërinë e miqve të saj!

(Kosova Sot Online)