Don Xhoni vjen me “Tjera Llafe”

  • 15 June 2020 - 15:15
Don Xhoni vjen me “Tjera Llafe”

Do ta mbajmë mend si fenomenin e karantinës, pasi gjatë kësaj periudhe “shpërthej” bomba Don Xhon, i cili arriti të marrë tërë vëmendjen e adhuruesve të repit me freestyle-n e tij.

Djaloshi nga qyteti i Drenasit për një kohë të shkurtër fitoj një popullaritet të jashtëzakonshëm duke u shndërruar ndër më të pëlqyerit e momentit.

Reperi sapo ka publikuar një projekt të ri muzikor me titull “Tjera llafe”, të cilin e solli të realizuar edhe me videoklip.

Kënga, e cila është e shkruar nga vetë artisti ndërsa e realizuar nga Rzon ende nuk ka mbushur 24 orët e para të publikimit por tashmë ka arritu rreth 1 milion klikime në kanalin “Youtube”.

(Kosova Sot Online)