Konfirmohet lidhja e “Xhansus” me aktorin turk, dyshja fotografohen për herë të parë bashkë

  • 15 June 2020 - 16:17
Konfirmohet lidhja e “Xhansus” me aktorin turk, dyshja fotografohen për herë të parë bashkë

Prej disa muajsh aktorja bukuroshe turke Leyla Tanlar e njohur si “Xhansu” nga seriali “Fate të kryqëzuara” po përflitet për një lidhje dashurie me aktorin turk Genco Ozak. Dy aktorët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit megjithatë deri më sot kishin preferuar lidhjen mos ta bënin publike. Mediat turke bënë të ditur se 22-vjeçarja i kishte thënë miqve të saj se është shumë e dashuruar.

Së fundmi lidhja e Leylas dhe Gencos është konfirmuar nga një foto e postuar në Instagram. Ka qenë aktori Tolga Saritas që ka publikuar një foto nga pushimet me shoqërinë dhe në të shfaqet edhe çifti i ri. Leyla dhe Genco duken të lumtur krah njëri-tjetrit teksa aktori i ka hedhur dorën në qafë bukuroshes. Kjo është edhe foto e parë publike e çiftit dhe që sigurisht ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Image

(Kosova Sot Online)