Gati për të shijuar pushimet, Elita dhe Gjiko zgjedhin këtë destinacion brenda Shqipërisë

  • 15 June 2020 - 22:53
Gati për të shijuar pushimet, Elita dhe Gjiko zgjedhin këtë destinacion brenda Shqipërisë

Pas ditëve në izolim për shkak të pandemisë së Koronavirusit, moderatorja e njohur kosovare Elita Rudi ka vendosur të bëjë disa ditë pushime dhe ka zgjedhur bregdetin shqiptar. Ajo ka publikuar foto të saj pranë bregdetit të jugut, ku shfaqet mjaft në formë. Po ashtu, Elita ka treguar se shoqërohet nga familja e saj, duke ndarë foto të vogëlushit të saj, Zëri, teksa luan në rërë. Hapja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë dhe temperaturat e larta ka bërë që shumë qytetarë kosovarë të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe me sa duket Elita është një nga këto.

Me siguri në ditët e ardhshme Elita dhe Gjiko do të vizitojnë të tjera destinacione nga bregdeti Jon dhe Adriatik brenda vendit tonë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sea la vie ♥ë @drymades.inn

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

(Kosova Sot Online)