Wow! Bebe Rexha i vuri flakën TikTok-ut me videon e fundit ku shfaqet nudo!

  • 16 June 2020 - 11:37
Wow! Bebe Rexha i vuri flakën TikTok-ut me videon e fundit ku shfaqet nudo!

Bebe Rexha duket se e ka marrë veten pas lajmit të trishtë për infektimin me koronavirus të dy prindërve të saj muajin e kaluar.

Këngëtarja ishte në një humor gjatë fundjavës kur ndau një video qesharake në TikTok pranë pishinës së saj.

30-vjeçarja filloi të vishej ngadalë deri sa veshjet e saj papritmas u zhdukën dhe ajo mbeti e mbuluar vetëm me një kapele.

Bebe e nisi videon me një fustan të zi pas trupit, dhe më pas me bikini për të përfunduar me vetëm një kapele që mbulonte trupin e saj.

Këngëtarja kishte kohë që nuk publikonte në Tik Tok pasi ka qenë tepër aktive për të mbrojtur kauzën e njerëzve me ngjyrë në SHBA, me protestat që kanë pushtuar gjithë vendin, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Në fillim të këtij muaji, ajo publikoi edhe një foto në kujtim të Breonna Taylor, e cila u qëllua me armë nga policia në shtëpinë e saj pas mesnatës së 13 Marsit në Louisville, Kentucky.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/06/16/3584801077396654180/640x360_MP4_3584801077396654180.mp4

Image

(Kosova Sot Online)