Bija e Albërijes me look të ri, ndjekësit ngelën pa fjalë

  • 17 June 2020 - 10:10
Bija e Albërijes me look të ri, ndjekësit ngelën pa fjalë

Gërshetat pas kokës kanë qenë trendi më i dashur i të gjithë personazheve të njohur gjatë këtyre muajve, megjithatë këngëtarja e njohur, Anxhelina ka sjellë me fotot e fundit një tjetër model i cili ka surprizuar jo pak ndjekësit.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj disa foto duke shijuar detin, ku vëmendjen maksimale e kanë marrë flokët bërë gërshet të zgjatur deri poshtë gjunjve.

Anxhelina është i pari person i cili ka guxuar me ndryshimin e ‘look-ut’ të saj deri në këtë pikë, duke sjellë me siguri një nga modelet më të pëlqyera në muajt në vijim.
Nuk dihet nëse personazhet e tjerë do të guxojnë sa Anxhelina, megjithatë vlen për t’u përmendur se pamja e saj sot i habiti jo pak të gjithë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by A N X H E L I N A (@anxhelina) on

(Kosova Sot Online)