Edi Furra i reagon Blerim Sylës: Ne nuk jemi matrapazë

  • 17 June 2020 - 22:17
 Edi Furra i reagon Blerim Sylës: Ne nuk jemi matrapazë

Këngëtari Edi Furra ka folur për protestën  në shesh ku u kërkua lejimi i dasmave. Ai po ashtu i ka reaguar përfaqësuesit të Sindikatës së Profesionistëve Shëndetësor, Blerim Syla për një status të tij në Facebook.

‘’Ne nuk jemi matrapazë. Këtu të jemi të qartë. Pati fyerje të shumta ndaj neve. Ne prej kësaj jetojmë. Duhet të kuptoni se ne me këtë profesion mbajmë familjet. Pasi u hapën restorantet e u lëshuan tubimet edhe ne patëm të drejtë të kërkojmë të ushtrojmë profesionin tonë. ‘’, ka thënë ai.

Ndërsa për deklaratën e njërit prej përfaqësuesve në protestë se nuk ekziston virusi, Furra ka thënë kështu.

‘’Dua të them se nuk mendoj ashtu. Unë e di që ka virus. E di që ka mjekë që po punojnë ditë e natë për përfundimin e pandemisë. Nuk dua të futem në këto polemika.’’, thotë ai.

Ndërsa Blerim Syla ka folur përsëri duke sqaruar statusin e tij në Facebook.

‘’E paska lexuar rreshtin e dytë dhe të tretë, e jo atë qëë është më e rëndësishme. Edi na ka dëmtuar intelektin. Sipas tij ne të gjithë duhet të shkojmë në shtëpi e të mos punojmë më.’’ ‘’Nëse dikush del në shesh e thotë nuk ka virus, atëherë dikush duhet të merret me të. Ose me të, ose me Valbonin këtu, sepse dikush qenka gabim. Kjo është një turp që po sillet nëpër gjithë botën. ‘’, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)