S’janë parë që katër muaj, si po ja dalin, Afrona e Blero larg njëri-tjetrit!

  • 18 June 2020 - 08:48
S’janë parë që katër muaj, si po ja dalin, Afrona e Blero larg njëri-tjetrit!

Afrona Dika ka treguar sot me anë të një postimi në facebook se ndjen shumë mallë për burrin e saj Blero me të cilin nuk është takuar që katër muaj

Pandemia COVID-19 ka shkatërruar rutinën e jetës për shumë njerëz në glob, por ajo ka ndarë edhe çifte për shkak të masave që kanë marrë shtetet e ndryshme për vetizolim.

E nga kjo gjë është goditur edhe Afrona Dika e cila shtatorin e viti të kaluar kishte lidhur martesë me këngëtarin Blero.

“Më mungon çdo ditë e më shumë……Mungesa jote është aqë e madhe ,Sa që nuk e dij se si Ta spjegojë me fjalë…Dashuria e fortë na Ka dhënë forcë të mbijetojmë Cdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë…

Jan bërë 4 muaj që nuk Jemi parë dhe më Mungon Cdo ditë e më shumë… Sikur Te rilindja do të të bëja të njejtën zgjidhje të martohesha me Ty dhe të ndaja jeten me Ty të dua ”, ka shkruar Afrona në postimin e saj në Instagram.

Ende nuk dihet se pse çifti janë kaq kohë të ndarë, edhe pse me lehtësimin e masave nëse jo Blero Afrona ka mundur që të vije në Prishtinë dhe ta takojë këngëtarin.

Blero në anën tjetër përpos që nuk është takuar me Afronën, ai kishte treguar në fund të prillit se për shkak të pandemisë nuk kishte mundur të festojë as 10 vjetorin e vajzës së tij, Tara, që ai e ka nga martesa e tij e parë me aktoren Teuta Kranisiqi.

Blero, kohëve të fundit po ashtu është parë në disa tubime të partisë Levizja Vetëvendosje por që ende nuk dihet se a është votues i kësaj partie. 

(Kosova Sot Online)