Angela Martini tejet e lumtur për kritikat ndaj librit të saj

  • 18 June 2020 - 09:00
 Angela Martini tejet e lumtur për kritikat ndaj librit të saj

Modelja shqiptare Angela Martini me anë të një statusi në rrjetet sociale ka treguar se ajo është e lumtur me kritikat pozitive që po merr për librin e saj

Modelja, e cila vitin e kaluar u shndërrua edhe në shkrimtare dhe botoi librin “Love, Hope, Light”, ka shkruar në një status se ajo është tepër e lumtur me librin e saj më të ri dhe kritikën që ia kanë bërë asaj lëxuesit.

“Kritikat që po marrë nga lexuesit e mijë janë tepër prekëse. Ata thonë se ka edhe më shumë gjëra befasuese në libër se nga ato që kanë dëgjuar e lexuar nga intervistat e mija kohëve të fundit dhe ata gjithmonë presin se çfarë do të ndodh kapitull pas kapitulli”, ka shkruar ndër të tjera modelja.

(Kosova Sot Online)