Kelly Clarkson ka pranuar se jeta ka qenë mjaft e vështirë për të gjatë karantinës

  • 19 June 2020 - 07:44
Kelly Clarkson ka pranuar se jeta ka qenë mjaft e vështirë për të gjatë karantinës

Në një intervistë të fundit, ylli i hitit “I Dare You”, Kelly Clarkson, e ka pranuar se jeta ka qenë mjaft e vështirë për të gjatë kohës së karantinës, kjo ngase i është dashur ta balancojë punën me angazhimet e shtëpisë, me ç’rast është munduar t’i plotësojë në maksimum të gjitha nevojat e fëmijëve të saj, River dhe Remington, si dhe dy fëmijëve tinejxher të burrit të saj, Savannah dhe Seth.

Intervista në fjalë është realizuar para se këngëtarja ta bënte publik lajmin e shkurorëzimit nga bashkëshorti, Brandon Blackstock, me ç’rast kishte deklaruar: “Sinqerisht, në këtë periudhë kam qenë e pushtuar nga emocionet e ndryshme. Është shumë e vështir të jesh prind i cili punon sepse pavarësisht karantinës, unë kam vazhduar t’i kryej të njëjtat punë dhe obligime. Dhe t'ju them të drejtën, ka qenë një eksperiencë tejet e lodhshme për mua, duke pastruar, përgatitur ushqime dhe duke iu përgjigjur të gjitha nevojave të fëmijëve të vegjël por edhe atyre që tashmë janë tinejxher. Që të gjithë i kanë ndjekur mësimet nga shtëpia, dhe unë duhej t’iu ndihmoja me detyra. Prandaj, po, ka qenë një periudhë e çmendur për mua.”

Këngëtarja 38-vjeçare po ashtu e ka pranuar se është detyruar t’ua kujtojë njerëzve me të cilët punon, se ajo ka angazhime familjare të domosdoshme ngase nuk është në nënë e cila mungon në jetët e fëmijëve të saj.

Roli i Clarksonit si nënë është shumë i rëndësishëm për të, për shkak se si fëmijë ajo e ka përjetuar braktisjen nga njëri prind dhe nuk dëshiron ta përsëris të njëjtin gabim.

Prindërit e yllit të njohur të muzikës ishin ndarë kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeçare, dhe pavarësisht faktit se kishte pasur momente kur është ndjerë shumë e mërzitur për mungesën e babait në jetën e saj, Clarkson thotë se është falënderuese për këtë fëmijëri, sepse e ka shndërruar në një person të fuqishëm.

Image

(Kosova Sot Online)