Merita Bunjaku godet me këngën e re 'Me Prishtinali'

  • 18 June 2020 - 12:33
Merita Bunjaku godet me këngën e re 'Me Prishtinali'

Këngëtarja e njohur Merita Bunjaku, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Me Prishtinali", mban titullin kënga më e re e këngëtares e cila vjen përplot ritëm, interpretuar shkëlqyer, ashtu siç dinë vetëm Merita.

Siç e ka potencuar edhe vetë: Kjo këngë i kushtuar #Prishtinës, qytetit ku unë linda dhe u rrita, qytetit në të cilin përjetova momentet më të bukura të jetës sime bashkë me familjen, miqtë dhe me shoqërinë time.

Image

Duke shpresuar se do të ju pëlqej të gjithë juve që jeni nga Prishtina dhe të gjithë juve që ju lidhin kujtimet e bukura me të,
Ju përshëndes dhe ju uroj çaste të këndshme bashkë me tingujt e kësaj kënge!

Image

Falenderime të veçanta të gjithë kolegëve të mi që bashkëpunuan me mua në realizimin e këtij projekti;
Arsim Bunjaku- tekst dhe muzikë
Miti Geci- orkestrimi
Astrit Stafai-kitarë dhe buzuki
Iliri Ahmeti-kamerman dhe realizator

Premierë:


(Kosova Sot Online)