Vetëm një vit pasi u bë nënë për herë të parë, këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së dytë

  • 18 June 2020 - 14:01
Vetëm një vit pasi u bë nënë për herë të parë, këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së dytë

Këngëtarja Gjira Kajtazi është në pritje të ëmbël.

Vetëm 1 vit pasi u bë nënë për herë të parë, ajo njoftoi se është sërish shtatzënë.

Gjira dha lajmin në një mënyrë shumë të veçantë. Këngëtarja publikoi një foto të vogëlushit të saj dhe shkroi: “Ky djalë i vogël do të bëhet vëlla i madh së shpejti.”

Pranë Maël ishte edhe eko e bebit.

Nuk dihet ende sa muajshe shtatzënë është apo gjinia e bebit që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Këngëtarja nuk dha detaje të mëtejshme rreth shtatzënisë së saj.

Djali i saj Maël festoi 1 vjetorin e lindjes më 3 maj.

(Kosova Sot Online)