Kjo nuk pritej, këngëtari i dashur për publikun shqiptar: Jam gay dhe shumë i lumtur

  • 19 June 2020 - 10:03
Kjo nuk pritej, këngëtari i dashur për publikun shqiptar: Jam gay dhe shumë i lumtur

Këngëtari i njohur spanjoll, Pablo Alboran ka vendosur të deklarojë publikisht se është homoseksual dhe shumë i lumtur për këtë fakt. Këngëtari 31-vjeçar publikoi në Instagram një video ku shprehej se ai gjithmonë lufton kundër çdo manifestimi që ndalon çdo liri ose barazi, nga racizmi, seksizmi, ksenofobia, homofobia dhe çdo lloj dhune tjetër.

“Ne kemi nevojë të rishohim jetën tonë, karrierën, çfarë na bën dhe nuk na bën të lumtur. Mendoj se ne shpesh harrojmë dashurinë që na bashkon dhe na bën më të fortë. Sot, unë dua që zëri im të ketë më shumë vlerë dhe peshë. Dua t’ju them që jam homoseksual dhe ndihem shumë mirë. Jeta vazhdon, gjithçka do të mbetet e njëjtë, por do të jem pak më i lumtur”, u shpreh Pablo.

Këngëtari tha se ndihet i bekuar që u rrit në një shtëpi ku ai kishte lirinë të ishte ai që donte të ishte dhe mirënjohës për mbështetjen e miqve të tij.

“Për fat të keq, ka kaq shumë njerëz që nuk kanë të njëjtën përvojë si unë. Kjo është arsyeja pse sot, pa frikë, shpresoj se mund ta bëj më të lehtë udhëtimin e dikujt me këtë mesazh. Por mbi të gjitha, këtë e bëj për vete”, u shpreh Pablo.

“Muzika është liri, unë dua të ndihem aq i lirë sa këngët e mia”, përfundoi ai

Image

(Kosova Sot Online)